Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalms 107:1-43

Psalmet 107:1-43 - Përlëvdoni ZOTIN, se është i mirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
Le ta thonë të shpenguarit prej ZOTIT,
ata që prej dorës së armikut i shpengoi
e bashkë i mblodhi prej vendeve të huaja,
prej lindjes e prej perëndimit,
prej veriut e prej anës së detit.
Endeshin nëpër shkretëtirë, në vend të thatë,
pa e gjetur udhën për ndonjë qytet të banuar.
Kishin uri, kishin etje,
po u këputej shpirti.
Mes fatkeqësisë i thirrën ZOTIT
dhe ai i shpëtoi prej mjerimeve.
U priu në një udhë të drejtë,
që në një qytet të banuar të shkonin.
Le të përlëvdojnë ZOTIN për mirësinë e tij,
për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve.
Se ai e ngiu shpirtin e të eturit,
me të mira e mbushi shpirtin e të uriturit.
Banonin në errësirë e në terr,
të robëruar në mjerim e në pranga.
Kishin kundërshtuar urdhrin e Perëndisë,
kishin përbuzur këshillën e të Tejlartit.
Prandaj ua përuli zemrën me mundime,
u rrëzuan e s'kish kush t'i ndihmonte.
Mes fatkeqësisë i thirrën ZOTIT
dhe ai i shpëtoi prej mjerimeve.
Prej errësirës e prej territ i nxori,
vargonjtë e tyre i këputi.
Le të përlëvdojnë ZOTIN për mirësinë e tij,
për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve.
Ai i copëtoi portat prej bronzi,
shulat prej hekuri i theu.
Ishin marrosur prej jetës së shthurur,
ishin mjeruar prej paudhësisë së tyre.
Nuk u donte shpirti asnjë lloj ushqimi,
kishin mbërritur te portat e vdekjes.
Mes fatkeqësisë i thirrën ZOTIT
dhe ai i shpëtoi prej mjerimeve.
Fjalën e vet dërgoi e i shëroi,
prej gropës së varrit i shpëtoi.
Le të përlëvdojnë ZOTIN për mirësinë e tij,
për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve.
Le t'i kushtojnë fli falënderimi,
le të shpallin veprat e tij me ngazëllim.
Ata që lundrojnë në det me anije,
që nëpër ujërat e shumtë bëjnë tregti,
ata i kanë parë veprat e ZOTIT
dhe mrekullitë e tij nëpër thellësi.
Ai foli dhe shpërtheu era e stuhishme,
dallgët e detit lart u ngritën.
Ngjiten në qiell, zbresin në humnerë,
shpirti u këputet prej rrezikut.
Lëkunden e dridhen si të dehur,
tërë mjeshtëria u është sosur.
Mes fatkeqësisë i thirrën ZOTIT
dhe ai i nxori prej mjerimeve.
Stuhinë e bëri bunacë,
u qetësuan valët e detit.
Prej qetësimit të valëve u gëzuan,
në limanin e dëshiruar ai u priu.
Le të përlëvdojnë ZOTIN për mirësinë e tij,
për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve.
Le ta lartësojnë në kuvendin e popullit,
le ta lavdërojnë në këshillin e pleqve.
Ai i ktheu lumenjtë në shkretëtirë,
burimet e ujërave në vend të thatë.
Tokën pjellore e ktheu në kripore,
për shkak të ligësisë së banorëve të saj.
Shkretëtirën e shndërroi në liqen,
tokën e thatë në burime ujërash.
Atje i strehoi të uriturit,
atje ngritën qytete për të banuar.
Mbollën ara, mbëltuan vreshta,
që dhanë prodhim të mbarë.
I bekoi e fort u shumuan,
bagëtinë nuk ua pakësoi.
Por mandej u mpakën e u poshtëruan
prej mundimit të mjerimit e dhimbjes.
Përçmim hodhi mbi prijësit,
i la të enden rrugë pa rrugë në shkretëtirë.
Të varfrin e shpëtoi nga mjerimi,
familjet ua shtoi porsi bagëtitë.
Do të shohin të drejtët e do të gëzojnë,
çdo paudhësi gojën do të mbyllë.
Kush është i urtë le t'i ruajë këto
e mirësinë e ZOTIT le ta kuptojë.

Përlëvdoni ZOTIN, se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë. Le ta thonë të shpenguarit prej ZOTIT, ata që prej dorës së armikut i shpengoi e bashkë i mblodhi prej vendeve të huaja, prej lindjes e prej perëndimit, prej veriut e prej anës së detit. Endeshin nëpër shkretëtirë, në vend të thatë, pa e gjetur udhën për ndonjë qytet të banuar. Kishin uri, kishin etje, po u këputej shpirti. Mes fatkeqësisë i thirrën ZOTIT dhe ai i shpëtoi prej mjerimeve. U priu në një udhë të drejtë, që në një qytet të banuar të shkonin. Le të përlëvdojnë ZOTIN për mirësinë e tij, për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve. Se ai e ngiu shpirtin e të eturit, me të mira e mbushi shpirtin e të uriturit. Banonin në errësirë e në terr, të robëruar në mjerim e në pranga. Kishin kundërshtuar urdhrin e Perëndisë, kishin përbuzur këshillën e të Tejlartit. Prandaj ua përuli zemrën me mundime, u rrëzuan e s'kish kush t'i ndihmonte. Mes fatkeqësisë i thirrën ZOTIT dhe ai i shpëtoi prej mjerimeve. Prej errësirës e prej territ i nxori, vargonjtë e tyre i këputi. Le të përlëvdojnë ZOTIN për mirësinë e tij, për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve. Ai i copëtoi portat prej bronzi, shulat prej hekuri i theu. Ishin marrosur prej jetës së shthurur, ishin mjeruar prej paudhësisë së tyre. Nuk u donte shpirti asnjë lloj ushqimi, kishin mbërritur te portat e vdekjes. Mes fatkeqësisë i thirrën ZOTIT dhe ai i shpëtoi prej mjerimeve. Fjalën e vet dërgoi e i shëroi, prej gropës së varrit i shpëtoi. Le të përlëvdojnë ZOTIN për mirësinë e tij, për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve. Le t'i kushtojnë fli falënderimi, le të shpallin veprat e tij me ngazëllim. Ata që lundrojnë në det me anije, që nëpër ujërat e shumtë bëjnë tregti, ata i kanë parë veprat e ZOTIT dhe mrekullitë e tij nëpër thellësi. Ai foli dhe shpërtheu era e stuhishme, dallgët e detit lart u ngritën. Ngjiten në qiell, zbresin në humnerë, shpirti u këputet prej rrezikut. Lëkunden e dridhen si të dehur, tërë mjeshtëria u është sosur. Mes fatkeqësisë i thirrën ZOTIT dhe ai i nxori prej mjerimeve. Stuhinë e bëri bunacë, u qetësuan valët e detit. Prej qetësimit të valëve u gëzuan, në limanin e dëshiruar ai u priu. Le të përlëvdojnë ZOTIN për mirësinë e tij, për mrekullitë e tij për bijtë e njerëzve. Le ta lartësojnë në kuvendin e popullit, le ta lavdërojnë në këshillin e pleqve. Ai i ktheu lumenjtë në shkretëtirë, burimet e ujërave në vend të thatë. Tokën pjellore e ktheu në kripore, për shkak të ligësisë së banorëve të saj. Shkretëtirën e shndërroi në liqen, tokën e thatë në burime ujërash. Atje i strehoi të uriturit, atje ngritën qytete për të banuar. Mbollën ara, mbëltuan vreshta, që dhanë prodhim të mbarë. I bekoi e fort u shumuan, bagëtinë nuk ua pakësoi. Por mandej u mpakën e u poshtëruan prej mundimit të mjerimit e dhimbjes. Përçmim hodhi mbi prijësit, i la të enden rrugë pa rrugë në shkretëtirë. Të varfrin e shpëtoi nga mjerimi, familjet ua shtoi porsi bagëtitë. Do të shohin të drejtët e do të gëzojnë, çdo paudhësi gojën do të mbyllë. Kush është i urtë le t'i ruajë këto e mirësinë e ZOTIT le ta kuptojë.

Psalmet 107:1-43