Psalms 104:24-34

Sa të shumta janë veprat e tua, o ZOT! Të gjitha i ke bërë me urti! Toka është plot me krijesat e tua. Ja deti i madh e i gjerë! Atje ka zvarranikë të panumërt, gjallesa të vogla e të mëdha. Atje lundrojnë anije, Leviatani që krijove për të luajtur në të. Të gjitha presin prej teje ushqimin në kohën e duhur. Ti u jep, ato mbledhin, ti hap dorën, ato ngihen me të mira. Ti fsheh fytyrën, ato tmerrohen, ua heq frymën, ato ngordhin e kthehen përsëri në pluhur. Ti dërgon frymën tënde, ato krijohen, ti përtërin faqen e tokës. Lavdia e ZOTIT qëndroftë përjetë! U gëzoftë ZOTI për veprat e tij! Ai hedh sytë mbi tokë e ajo dridhet, prek malet e nxjerrin tym. Do t'i këndoj ZOTIT gjithë jetën time, do ta përhimnoj Perëndinë tim sa të jem gjallë. I pëlqeftë kënga ime e unë do të ngazëllej në ZOTIN.
Psalmet 104:24-34