Psalm 103:8-13

ZOTI është i dhembshur e i mëshirshëm, i duruar e plot mirësi. Nuk padit përgjithmonë, as mban mëri përjetë. Nuk na trajton sipas mëkateve tona, as na shpaguan sipas paudhësive tona. Sa lart është qielli nga toka, aq e madhe është mirësia e tij për ata që e druajnë. Sa larg është lindja nga perëndimi, aq i largon prej nesh paudhësitë tona. Siç i dhimbsen bijtë një ati, ashtu i dhimbsen ZOTIT ata që e druajnë.
Psalmet 103:8-13