Psalms 103:13-19

Siç i dhimbsen bijtë një ati, ashtu i dhimbsen ZOTIT ata që e druajnë. Se ai e di si jemi krijuar, nuk harron që jemi pluhur. Ditët e njeriut janë si bari, ai lulëzon si lulja e fushës. Fryn era dhe e shuan, nuk dihet as ku ka qenë. Por mirësia e ZOTIT mbetet përjetë e në amshim për ata që e druajnë dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve të tyre, për ata që mbajnë besëlidhjen e tij, që zbatojnë pa harruar porositë e tij. ZOTI e ka vendosur fronin në qiell, mbretëria e tij sundon gjithçka.
Psalmet 103:13-19