Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalms 103:1-22

Psalmet 103:1-22 - Bekoje ZOTIN, o shpirti im,
dhe gjithë qenia ime emrin e tij të shenjtë.
Bekoje ZOTIN, o shpirti im,
dhe mos i harro bamirësitë e tij.
Ai fal tërë paudhësitë e tua,
ai shëron tërë sëmundjet e tua.
Ta shpëton jetën prej varrit,
të kurorëzon me mirësi e dhembshuri.
Ai ta mbush jetën me të mira,
ai të rinon si shqiponjën.
ZOTI bën vepra të drejta,
u jep drejtësi të shtypurve.
Udhët e tij ia dëftoi Moisiut,
veprat e tij bijve të Izraelit.
ZOTI është i dhembshur e i mëshirshëm,
i duruar e plot mirësi.
Nuk padit përgjithmonë,
as mban mëri përjetë.
Nuk na trajton sipas mëkateve tona,
as na shpaguan sipas paudhësive tona.
Sa lart është qielli nga toka,
aq e madhe është mirësia e tij për ata që e druajnë.
Sa larg është lindja nga perëndimi,
aq i largon prej nesh paudhësitë tona.
Siç i dhimbsen bijtë një ati,
ashtu i dhimbsen ZOTIT ata që e druajnë.
Se ai e di si jemi krijuar,
nuk harron që jemi pluhur.
Ditët e njeriut janë si bari,
ai lulëzon si lulja e fushës.
Fryn era dhe e shuan,
nuk dihet as ku ka qenë.
Por mirësia e ZOTIT mbetet përjetë e në amshim për ata që e druajnë
dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve të tyre,
për ata që mbajnë besëlidhjen e tij,
që zbatojnë pa harruar porositë e tij.
ZOTI e ka vendosur fronin në qiell,
mbretëria e tij sundon gjithçka.
Bekojeni ZOTIN, o ju engjëjt e tij të fortë e të fuqishëm,
ju që zbatoni urdhrat e tij, sapo dëgjoni fjalët e tij.
Bekojeni ZOTIN, gjithë ju ushtritë e tij,
ju shërbestarët e tij, që bëni vullnetin e tij.
Bekojeni ZOTIN, gjithë ju veprat e Zotit,
në çdo vend ku ai sundon.
Bekoje ZOTIN, o shpirti im!

Bekoje ZOTIN, o shpirti im, dhe gjithë qenia ime emrin e tij të shenjtë. Bekoje ZOTIN, o shpirti im, dhe mos i harro bamirësitë e tij. Ai fal tërë paudhësitë e tua, ai shëron tërë sëmundjet e tua. Ta shpëton jetën prej varrit, të kurorëzon me mirësi e dhembshuri. Ai ta mbush jetën me të mira, ai të rinon si shqiponjën. ZOTI bën vepra të drejta, u jep drejtësi të shtypurve. Udhët e tij ia dëftoi Moisiut, veprat e tij bijve të Izraelit. ZOTI është i dhembshur e i mëshirshëm, i duruar e plot mirësi. Nuk padit përgjithmonë, as mban mëri përjetë. Nuk na trajton sipas mëkateve tona, as na shpaguan sipas paudhësive tona. Sa lart është qielli nga toka, aq e madhe është mirësia e tij për ata që e druajnë. Sa larg është lindja nga perëndimi, aq i largon prej nesh paudhësitë tona. Siç i dhimbsen bijtë një ati, ashtu i dhimbsen ZOTIT ata që e druajnë. Se ai e di si jemi krijuar, nuk harron që jemi pluhur. Ditët e njeriut janë si bari, ai lulëzon si lulja e fushës. Fryn era dhe e shuan, nuk dihet as ku ka qenë. Por mirësia e ZOTIT mbetet përjetë e në amshim për ata që e druajnë dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve të tyre, për ata që mbajnë besëlidhjen e tij, që zbatojnë pa harruar porositë e tij. ZOTI e ka vendosur fronin në qiell, mbretëria e tij sundon gjithçka. Bekojeni ZOTIN, o ju engjëjt e tij të fortë e të fuqishëm, ju që zbatoni urdhrat e tij, sapo dëgjoni fjalët e tij. Bekojeni ZOTIN, gjithë ju ushtritë e tij, ju shërbestarët e tij, që bëni vullnetin e tij. Bekojeni ZOTIN, gjithë ju veprat e Zotit, në çdo vend ku ai sundon. Bekoje ZOTIN, o shpirti im!

Psalmet 103:1-22