Psalm 103:1-5

Bekoje ZOTIN, o shpirti im, dhe gjithë qenia ime emrin e tij të shenjtë. Bekoje ZOTIN, o shpirti im, dhe mos i harro bamirësitë e tij. Ai fal tërë paudhësitë e tua, ai shëron tërë sëmundjet e tua. Ta shpëton jetën prej varrit, të kurorëzon me mirësi e dhembshuri. Ai ta mbush jetën me të mira, ai të rinon si shqiponjën.
Psalmet 103:1-5