Psalms 100:1-5

Të brohorasë për Perëndinë mbarë toka! Shërbejini ZOTIT me gëzim, dilni para tij me brohoritje! Dijeni mirë se ZOTI është Perëndi, ai na bëri e të tijtë jemi ne, jemi populli i tij dhe delet e kullotës së tij. Hyni në portat e tij me përlëvdim, në oborret e tij me lavdërim, falënderojeni e bekoni emrin e tij. Se i mirë është ZOTI, në amshim mirësia e tij, besnikëria e tij brez pas brezi.
Psalmet 100:1-5