Sananlaskut 4:6-24

Mos e lër urtinë e ajo të ruan, duaje e ajo të mbron. Fillimi i urtisë: rrok urtinë! Jep çka ke arritur e kap zgjuarsinë. Vlerësoje e ajo të lartëson, përqafoje e ajo të nderon. Do të të vërë në kokë një rreth hijeshie, me kurorë bukurie do të të stolisë». Dëgjo, biri im, e nxëri fjalët e mia, që të shumohen vitet e jetës sate. Po të tregoj udhën e urtisë, po të prij shtigjeve të drejtësisë. Nuk do të të ngatërrohen hapat kur të ecësh e, po të vraposh, nuk do të pengohesh. Ndiq rregullin e mos e lër, zbatoje, se është jeta jote. Mos i hyr udhës së të paudhëve e mos ec rrugës së të prapëve. Shmange e mos kalo andej, dredho e ik tutje, se ata s'flenë pa bërë të keqen, u ikën gjumi po s'dëmtuan kënd, se ata hanë bukën e prapësisë dhe pinë verën e dhunës. Udha e të drejtëve është si drita e agimit që shkon duke shndritur gjer në mesditë. Por udha e të prapëve është si terri i natës, ata s'e dinë ku venë e pengohen. Biri im, ki mendjen te fjalët e mia, merr vesh çfarë të kam thënë: mos i hiq sysh, por ruaji mu në zemër, se janë jetë për kë i gjen e shërim për tërë trupin e tij. Ruaj zemrën tënde mbi gjithçka, se jeta prej saj buron. Mos u bëj gojëçartur e as buzëprapë.
Fjalët e urta 4:6-24