Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Proverbs 31:10-31

Fjalët e urta 31:10-31 - A ka kush e gjen një grua të zonjën?
Më e çmuar se margaritarët vlera e saj.

Besim ka tek ajo zemra e burrit të saj
e nuk do t'i mungojë fitimi.

Gëzim i jep ajo e jo hidhërim,
në të gjitha ditët e jetës së saj.

Del e gjen li e lesh,
duart i vë në punë me zell.

Hiqet porsi anije tregtare
që sjell ushqim së largu.

Vetë zgjohet që me natë,
për t'i dhënë ushqim shtëpisë
e detyrat shërbëtoreve.

Zë e mendon për një arë dhe e blen,
me çfarë ka fituar, mbjell vreshtin.

Hedh brezin ijëve tërë fuqi,
fort u jep krahëve.

Të mbarën e punës së vet shikon
e natën llamba e saj nuk shuhet.

Ja, shtrin dorën e merr furkën,
boshtin në pëllëmbë e mban.

Kundrejt skamnorit hap krahët,
kundrejt nevojtarit shtrin dorën.

Le të mos trembet nga dëbora,
se e gjithë familja ka nga dy petka.

Mbulojë thur për vete,
vishet me li e mëndafsh.

Njeri i njohur është i shoqi në qytet,
kur rri me krerët e vendit.

Sajon petka liri për të shitur,
u jep tregtarëve breza.

Ajo është veshur me forcë e nder,
e pret të ardhmen buzagaz.

Përherë gojën me urti e hap
e gjuha e saj është mësim mirësie.

Caqet e shtëpisë së vet vëzhgon
e nuk ha bukën e përtacisë.

Qëndrojnë lart bijtë e saj dhe e lavdërojnë,
i shoqi e përlëvdon kështu:

«Rangë kanë bërë shumë gra,
por të gjithave ua ke kaluar!».

Shtirake është hijeshia dhe e kotë bukuria,
por gruaja që druan ZOTIN do të lavdërohet.

Thurin lavde veprat e saj për të në qytet.
Jepini asaj nga frytet e duarve të veta.

A ka kush e gjen një grua të zonjën? Më e çmuar se margaritarët vlera e saj. Besim ka tek ajo zemra e burrit të saj e nuk do t'i mungojë fitimi. Gëzim i jep ajo e jo hidhërim, në të gjitha ditët e jetës së saj. Del e gjen li e lesh, duart i vë në punë me zell. Hiqet porsi anije tregtare që sjell ushqim së largu. Vetë zgjohet që me natë, për t'i dhënë ushqim shtëpisë e detyrat shërbëtoreve. Zë e mendon për një arë dhe e blen, me çfarë ka fituar, mbjell vreshtin. Hedh brezin ijëve tërë fuqi, fort u jep krahëve. Të mbarën e punës së vet shikon e natën llamba e saj nuk shuhet. Ja, shtrin dorën e merr furkën, boshtin në pëllëmbë e mban. Kundrejt skamnorit hap krahët, kundrejt nevojtarit shtrin dorën. Le të mos trembet nga dëbora, se e gjithë familja ka nga dy petka. Mbulojë thur për vete, vishet me li e mëndafsh. Njeri i njohur është i shoqi në qytet, kur rri me krerët e vendit. Sajon petka liri për të shitur, u jep tregtarëve breza. Ajo është veshur me forcë e nder, e pret të ardhmen buzagaz. Përherë gojën me urti e hap e gjuha e saj është mësim mirësie. Caqet e shtëpisë së vet vëzhgon e nuk ha bukën e përtacisë. Qëndrojnë lart bijtë e saj dhe e lavdërojnë, i shoqi e përlëvdon kështu: «Rangë kanë bërë shumë gra, por të gjithave ua ke kaluar!». Shtirake është hijeshia dhe e kotë bukuria, por gruaja që druan ZOTIN do të lavdërohet. Thurin lavde veprat e saj për të në qytet. Jepini asaj nga frytet e duarve të veta.

Fjalët e urta 31:10-31