Proverbs 3:5-12

Beso në ZOTIN me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde. Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet. Mos të të duket vetja i urtë, por druaj ZOTIN e largohu nga e keqja. Kjo do të jetë shërim për trupin tënd e freskim për eshtrat e tua. Ndero ZOTIN me tërë begatinë tënde, me frytet e para të çdo të vjele, se drithnikët e tu do të mbushen plot e vozat e tua do të pëlcasin nga vera. Biri im, mos e shpërfill mësimin e ZOTIT e mos u bezdis nga qortimi i tij, se ZOTI e ndreq atë që e do, porsi një atë birin e dashur.
Fjalët e urta 3:5-12