Proverbs 16:3-9

Paraqitja ZOTIT veprat e tua dhe shestimet e tua do të zënë vend. ZOTI e ka bërë gjithçka me një qëllim, deri edhe të paudhin për ditën e mbrapshtë. ZOTIT i neveritet mendjemadhi, vërtet nuk do të mbesë pa u ndëshkuar. Me mirësi e besnikëri shlyhet faji e me drojën e ZOTIT shmanget e keqja. Kur ZOTIT i pëlqen sjellja e një njeriu, pajton me të edhe armiqtë e tij. Më mirë pak e me të drejtë, sesa shumë e pa të drejtë. Njeriu e sheston udhën e vet, por hapat ia drejton ZOTI.
Fjalët e urta 16:3-9