Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Proverbs 12:1-28

Fjalët e urta 12:1-28 - Kush do rregullin, do dijen,
por kush e urren qortimin, çnjerëzohet.
Kush është i mirë ka përkrahjen e ZOTIT,
ndërsa njeriun dinak e dënon.
Askush nuk zë rrënjë me prapësi,
por rrënja e të drejtëve nuk lëviz.
Një grua zonjë është kurorë për të shoqin,
por gruaja që turpëron është kalbësirë për eshtrat e tij.
Të drejtët mendojnë drejtësinë,
të paudhët këshillojnë mashtrimin.
Fjalët e të paudhëve janë pritë gjakatare,
por të drejtët do t'i çlirojë goja e vet.
Të paudhët bien e s'janë më,
por shtëpia e të drejtëve qëndron.
Njeriu lavdërohet sipas mençurisë së tij,
por mendjeçarturit do të përbuzen.
Më mirë i shpërfillur, por me shërbëtor,
sesa i mburrur, por i pangrënë.
I drejti kujdeset për bagëtitë e veta,
por ndjenjat e të paudhëve janë mizore.
Kush punon tokën e vet do të ngihet me bukë,
kush rend pas kotësive është i pamend.
Dëshira e keqbërësit është rrjetë prapësish,
rrënja e të drejtëve lulëzon.
Buzët e përdala janë kurthi i të ligut,
por i drejti do të shpëtojë nga ankthi.
Njeriu ngihet me të mirat që nxjerr nga goja,
secili shpërblehet sipas veprave që bën.
I marri kujton se sillet drejt,
por kush dëgjon këshillën është i urtë.
I marri e tregon qartë zemërimin e vet,
ndërsa i mprehti e fsheh turpërimin.
Kush thotë të vërtetën, shpall drejtësinë,
por dëshmitari i rremë, mashtrimin.
Kush flet pa menduar është si shpatë therëse,
por gjuha e të urtëve është shërim.
Goja e së vërtetës, qëndron përgjithmonë,
por gjuha gënjeshtare vetëm për pak.
Në zemrën e mendjekëqijve ka mashtrim,
këshilltarëve të paqes u takon gëzimi.
Të drejtin nuk do ta zërë asnjë mjerim,
ndërsa të paudhët do të jenë mbushur me të këqija.
Buzët gënjeshtare i neveriten ZOTIT,
por atë e gëzon kush thotë të vërtetën.
Njeriu i mençur nuk e shfaq dijen,
kurse zemra e të marrëve kumton marrëzinë.
Dora e punëtorit do të mbizotërojë
e dora e përtacit do të nënshtrohet.
Ankthi i zemrës e thyen burrin,
ndërsa një fjalë e mirë e gëzon.
I drejti e drejton të afërtin e vet,
por udha e të paudhëve ngatërron vetë ata.
Përtaci nuk do të ketë gjah për të pjekur,
por zelli i jep njeriut pasuri të çmueshme.
Në udhën e drejtësisë është jeta,
nuk ka vdekje në shtigjet e saj.

Kush do rregullin, do dijen, por kush e urren qortimin, çnjerëzohet. Kush është i mirë ka përkrahjen e ZOTIT, ndërsa njeriun dinak e dënon. Askush nuk zë rrënjë me prapësi, por rrënja e të drejtëve nuk lëviz. Një grua zonjë është kurorë për të shoqin, por gruaja që turpëron është kalbësirë për eshtrat e tij. Të drejtët mendojnë drejtësinë, të paudhët këshillojnë mashtrimin. Fjalët e të paudhëve janë pritë gjakatare, por të drejtët do t'i çlirojë goja e vet. Të paudhët bien e s'janë më, por shtëpia e të drejtëve qëndron. Njeriu lavdërohet sipas mençurisë së tij, por mendjeçarturit do të përbuzen. Më mirë i shpërfillur, por me shërbëtor, sesa i mburrur, por i pangrënë. I drejti kujdeset për bagëtitë e veta, por ndjenjat e të paudhëve janë mizore. Kush punon tokën e vet do të ngihet me bukë, kush rend pas kotësive është i pamend. Dëshira e keqbërësit është rrjetë prapësish, rrënja e të drejtëve lulëzon. Buzët e përdala janë kurthi i të ligut, por i drejti do të shpëtojë nga ankthi. Njeriu ngihet me të mirat që nxjerr nga goja, secili shpërblehet sipas veprave që bën. I marri kujton se sillet drejt, por kush dëgjon këshillën është i urtë. I marri e tregon qartë zemërimin e vet, ndërsa i mprehti e fsheh turpërimin. Kush thotë të vërtetën, shpall drejtësinë, por dëshmitari i rremë, mashtrimin. Kush flet pa menduar është si shpatë therëse, por gjuha e të urtëve është shërim. Goja e së vërtetës, qëndron përgjithmonë, por gjuha gënjeshtare vetëm për pak. Në zemrën e mendjekëqijve ka mashtrim, këshilltarëve të paqes u takon gëzimi. Të drejtin nuk do ta zërë asnjë mjerim, ndërsa të paudhët do të jenë mbushur me të këqija. Buzët gënjeshtare i neveriten ZOTIT, por atë e gëzon kush thotë të vërtetën. Njeriu i mençur nuk e shfaq dijen, kurse zemra e të marrëve kumton marrëzinë. Dora e punëtorit do të mbizotërojë e dora e përtacit do të nënshtrohet. Ankthi i zemrës e thyen burrin, ndërsa një fjalë e mirë e gëzon. I drejti e drejton të afërtin e vet, por udha e të paudhëve ngatërron vetë ata. Përtaci nuk do të ketë gjah për të pjekur, por zelli i jep njeriut pasuri të çmueshme. Në udhën e drejtësisë është jeta, nuk ka vdekje në shtigjet e saj.

Fjalët e urta 12:1-28