Philippians 4:4-7

Gëzohuni gjithnjë në Zotin. Përsëri po ju them: gëzohuni! Zemërbutësia juaj le t'u bëhet e njohur të gjithë njerëzve. Zoti është afër. Mos u shqetësoni për asgjë, por për çdo gjë drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë me lutje, me përgjërime e me falënderime. Paqja e Perëndisë, që shkon përtej zgjuarsisë së mendjes njerëzore, do të ruajë zemrat dhe mendimet tuaja, që të jenë pranë Krishtit Jezu.
Filipianëve 4:4-7