Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve, ndërsa po hanin, e i qortoi për mosbesimin e tyre e për ngurtësinë e zemrës, ngaqë nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ngjallur. Jezui u tha: «Shkoni në të gjithë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese.