Micah 7:18-20

Cili Perëndi është si ti, që fajin e fal e shkeljen e kapërcen për tepricën e trashëgimisë sate? Zemërimi i tij s'mban përgjithmonë, se ai kënaqet kur përdëllim tregon. Mëshirë do të ketë sërish për ne. Ai do t'i ndryjë fajet tona, në fund të detit do t'i hedhë tërë mëkatet tona. Do të tregohesh besnik me Jakobin, dashamirës me Abrahamin, siç u premtove etërve tanë, në ditët e kahershme».
Mikea 7:18-20