Micah 5:2-5

Perëndia do t'i braktisë derisa të lindë gruaja shtatzënë dhe vëllezërit që mbeten do të kthehen te bijtë e Izraelit. Ai do të qëndrojë e grigjën do ta kullotë, me fuqinë e ZOTIT, me madhështinë e emrit të ZOTIT, Perëndisë së tij. Ata do të banojnë të sigurt, se madhështia e tij do shtrihet në çdo skaj të tokës. Do të ketë paqe, e në ardhtë Asiria në tokën tonë e fortesat në na i shkeltë, do të ngremë nja shtatë a tetë prijës kundër tij, që, me shpatë, ta sundojnë tokën e Asirisë, me shpatë zhveshur tokën e Nimrodit. Ai do të na shpëtojë prej Asirisë, në ardhtë në tokën tonë e kufijtë në na i shkeltë.
Mikea 5:2-5