Matthew 28:18-20

Jezui iu afrua e u tha: «Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë, prandaj shkoni e mësojini të gjitha kombet dhe pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të shenjtë. Mësojini të zbatojnë gjithë sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në mbarim të botës».
Mateu 28:18-20