Jezui hyri në tempull dhe dëboi që andej të gjithë ata që shisnin e blinin. Përmbysi tezgat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e tregtarëve të pëllumbave. Dhe u tha: «Është shkruar:
shtëpia ime
do të quhet shtëpi lutjeje,
por ju e keni bërë shpellë kusarësh».