Lamentations 3:22-33

«Hiri i mirësisë së ZOTIT nuk shterohet, s'ka fund mëshira e tij. Herët në mëngjes përtërihen, e madhe është besnikëria e tij. “Hisja ime është ZOTI”, thotë shpirti im, “Prandaj edhe shpresoj në të”». Tregohet i mirë ZOTI për ata që shpresojnë në të, për ata që e kërkojnë me shpirt. Të presësh në heshtje shpëtimin e ZOTIT është gjë e mirë. Të mbartë zgjedhën që në rini është gjë e mirë për një burrë. Jetën ta kalojë i vetmuar e i heshtur ai që Zoti e ka rënduar. Ja, ta ulë fytyrën gjer në pluhur, se mbase ka shpresë. Ja, t'ia kthejë faqen ndëshkuesit, të dendet me poshtërime. Kurrë Zoti nuk përjashton përgjithmonë. Ka mëshirë sipas mirësisë së tij të madhe edhe nëse ndëshkon. Kurrë nuk e çon pikëllimin me gjithë zemër, as i poshtëron njerëzit.
Vajtimet 3:22-33