Ziejnë në zemrën time këto gjëra,
prandaj kam shpresë:
«Hiri i mirësisë së ZOTIT nuk shterohet,
s'ka fund mëshira e tij.
Herët në mëngjes përtërihen,
e madhe është besnikëria e tij.
“Hisja ime është ZOTI”, thotë shpirti im,
“Prandaj edhe shpresoj në të”».