Joeli 2:12-17

Ndaj, tani, kumton ZOTI: kthehuni tek unë me gjithë zemër, me agjërime, vaj e zi. Shqyeni zemrat e jo rrobat, kthehuni te ZOTI, Perëndia juaj. I mëshirshëm e i dhembshur është ai, i ngadaltë në zemërim e plot mirësi, i vjen keq për fatkeqësitë. Kush e di? Ndoshta ndërron mendje, i vjen keq e lë pas ndonjë bekim, fli drithi e stërpikjeje, për ZOTIN, Perëndinë tuaj. Bjerini trumbetës në Sion, shpallni agjërim, thërrisni kuvend, mblidhni popullin, shenjtëroni bashkësinë, mblidhni pleq e fëmijë, foshnjat që thithin gji. Daltë dhëndri prej dhomës, edhe nusja prej odës së nusërisë. Mes portikut dhe altarit, të vajtojnë priftërinjtë, shërbëtorët e ZOTIT: “Ki mëshirë, o ZOT, për popullin tënd! Pronën tënde mos e lër të turpërohet, që kombet mos të tallen me të. Pse mes tyre të thuhet: ku është Perëndia i tyre?”.
Joeli 2:12-17