Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Joel 2:1-17

Joeli 2:1-17 - «Bjerini trumbetës në Sion,
lëshoni kushtrim në malin tim të shenjtë.
Të dridhen mbarë banorët e vendit,
se erdhi dita e ZOTIT,
afër është ajo.
Ditë e errët dhe e zezë,
ditë e vrenjtur e plot terr,
përmbi male seç sterron.
Ja, një popull i shumtë e i fortë
që kurrë s'është parë në kohët e lashta
e as do të shihet brez pas brezi.

Zjarr përpirës i paraprin,
flakë shkrumbuese i shkon pas,
si kopshti i Edenit toka para tij,
por humbëtirë të shkretë lë pas.
Askush nuk i shpëton dot.

Duken si kuaj,
vërsulen si kalorës.
Kapërcejnë kreshta malesh
me ushtimë karrocash ushtrie,
me kërcitje flakësh zjarri
kur përpin kashtën e thatë,
si një popull i fuqishëm
që në luftë rreshtohet rresht.

Para tij popujt dridhen,
gjithë fytyrat zverdhen krejt.
Porsi trima ata sulen,
si luftëtarë hidhen mbi mure.
Secili mban rreshtin e vet
e nuk ngatërron rrugë.
Njëri-tjetrin nuk e shtyjnë,
çdo burrë merr shtegun e vet
e s'ka armë që i zmbraps.
Vërshojnë qytetit,
turren mureve,
shtëpitë zaptojnë,
si kusarë nga dritaret hyjnë.

Para tij trandet toka,
qiejt luajnë vendit.
Dielli e hëna nxihen krejt,
yjet humbasin shkëlqimin e tyre.
ZOTI e lëshoi kushtrimin
në krye të ushtrisë së tij.
Gjerë e gjatë shtrihet fushimi,
sa i fuqishëm ai që zbaton fjalën e tij.
E madhërishme dita e ZOTIT,
e tmerrshme shumë është ajo.
Ballë kush mund t'i bëjë?

Ndaj, tani, kumton ZOTI:
kthehuni tek unë me gjithë zemër,
me agjërime, vaj e zi.
Shqyeni zemrat e jo rrobat,
kthehuni te ZOTI, Perëndia juaj.
I mëshirshëm e i dhembshur është ai,
i ngadaltë në zemërim e plot mirësi,
i vjen keq për fatkeqësitë.
Kush e di? Ndoshta ndërron mendje,
i vjen keq e lë pas ndonjë bekim,
fli drithi e stërpikjeje,
për ZOTIN, Perëndinë tuaj.

Bjerini trumbetës në Sion,
shpallni agjërim,
thërrisni kuvend,
mblidhni popullin,
shenjtëroni bashkësinë,
mblidhni pleq e fëmijë,
foshnjat që thithin gji.
Daltë dhëndri prej dhomës,
edhe nusja prej odës së nusërisë.

Mes portikut dhe altarit,
të vajtojnë priftërinjtë, shërbëtorët e ZOTIT:
“Ki mëshirë, o ZOT, për popullin tënd!
Pronën tënde mos e lër të turpërohet,
që kombet mos të tallen me të.
Pse mes tyre të thuhet:
ku është Perëndia i tyre?”.

«Bjerini trumbetës në Sion, lëshoni kushtrim në malin tim të shenjtë. Të dridhen mbarë banorët e vendit, se erdhi dita e ZOTIT, afër është ajo. Ditë e errët dhe e zezë, ditë e vrenjtur e plot terr, përmbi male seç sterron. Ja, një popull i shumtë e i fortë që kurrë s'është parë në kohët e lashta e as do të shihet brez pas brezi. Zjarr përpirës i paraprin, flakë shkrumbuese i shkon pas, si kopshti i Edenit toka para tij, por humbëtirë të shkretë lë pas. Askush nuk i shpëton dot. Duken si kuaj, vërsulen si kalorës. Kapërcejnë kreshta malesh me ushtimë karrocash ushtrie, me kërcitje flakësh zjarri kur përpin kashtën e thatë, si një popull i fuqishëm që në luftë rreshtohet rresht. Para tij popujt dridhen, gjithë fytyrat zverdhen krejt. Porsi trima ata sulen, si luftëtarë hidhen mbi mure. Secili mban rreshtin e vet e nuk ngatërron rrugë. Njëri-tjetrin nuk e shtyjnë, çdo burrë merr shtegun e vet e s'ka armë që i zmbraps. Vërshojnë qytetit, turren mureve, shtëpitë zaptojnë, si kusarë nga dritaret hyjnë. Para tij trandet toka, qiejt luajnë vendit. Dielli e hëna nxihen krejt, yjet humbasin shkëlqimin e tyre. ZOTI e lëshoi kushtrimin në krye të ushtrisë së tij. Gjerë e gjatë shtrihet fushimi, sa i fuqishëm ai që zbaton fjalën e tij. E madhërishme dita e ZOTIT, e tmerrshme shumë është ajo. Ballë kush mund t'i bëjë? Ndaj, tani, kumton ZOTI: kthehuni tek unë me gjithë zemër, me agjërime, vaj e zi. Shqyeni zemrat e jo rrobat, kthehuni te ZOTI, Perëndia juaj. I mëshirshëm e i dhembshur është ai, i ngadaltë në zemërim e plot mirësi, i vjen keq për fatkeqësitë. Kush e di? Ndoshta ndërron mendje, i vjen keq e lë pas ndonjë bekim, fli drithi e stërpikjeje, për ZOTIN, Perëndinë tuaj. Bjerini trumbetës në Sion, shpallni agjërim, thërrisni kuvend, mblidhni popullin, shenjtëroni bashkësinë, mblidhni pleq e fëmijë, foshnjat që thithin gji. Daltë dhëndri prej dhomës, edhe nusja prej odës së nusërisë. Mes portikut dhe altarit, të vajtojnë priftërinjtë, shërbëtorët e ZOTIT: “Ki mëshirë, o ZOT, për popullin tënd! Pronën tënde mos e lër të turpërohet, që kombet mos të tallen me të. Pse mes tyre të thuhet: ku është Perëndia i tyre?”.

Joeli 2:1-17