Gjoni 20:20-23

Si tha këto fjalë, u tregoi duart dhe brinjën. Dishepujt u gëzuan kur panë Zotin. Pastaj Jezui u tha përsëri: «Paqja me ju! Sikurse Ati më dërgoi mua, ashtu edhe unë ju dërgoj ju». Pasi tha këto, hukati mbi ta e u tha: «Merrni Shpirtin e shenjtë! Atyre që ua falni mëkatet, do t'u falen, atyre që nuk ua falni, nuk do t'u falen».
Gjoni 20:20-23