Gjoni 14:1-6

«Le të mos ju tronditet zemra! Besoni në Perëndinë, besoni edhe në mua! Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa, përndryshe nuk do t'ju thosha se po shkoj t'ju bëj gati vendin. Kur të shkoj e t'ju bëj gati vendin do të kthehem përsëri e do t'ju marr pranë vetes, që edhe ju të jeni atje ku jam unë. Ju e dini udhën për ku po shkoj unë». Thomai i tha: «Zot, ne nuk e dimë ku po shkon, si mund ta dimë udhën?». Jezui i tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk shkon tek Ati veçse nëpërmjet meje.
Gjoni 14:1-6