John 14:1-10

«Le të mos ju tronditet zemra! Besoni në Perëndinë, besoni edhe në mua! Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa, përndryshe nuk do t'ju thosha se po shkoj t'ju bëj gati vendin. Kur të shkoj e t'ju bëj gati vendin do të kthehem përsëri e do t'ju marr pranë vetes, që edhe ju të jeni atje ku jam unë. Ju e dini udhën për ku po shkoj unë». Thomai i tha: «Zot, ne nuk e dimë ku po shkon, si mund ta dimë udhën?». Jezui i tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk shkon tek Ati veçse nëpërmjet meje. Nëse më keni njohur mua do të njihni edhe Atin tim. Madje, që tani e njihni dhe e keni parë». Filipi i tha: «Zot, na trego Atin e kjo na mjafton». Jezui i tha: «Ka kaq kohë që jam me ju e nuk më ke njohur, Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin. Si mund të thuash: “Na trego Atin?”. Nuk beson ti se unë jam në Atin dhe Ati është në mua? Fjalët që ju them nuk i them nga vetja, por Ati që banon në mua i bën këto vepra.
Gjoni 14:1-10