ΚΑΤΑ ΙΩΑΝΝΗΝ 12:12-16

Të nesërmen, turma e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezui po vinte në Jerusalem, mori degë palmash e i doli para duke thirrur: « Hosana! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!». Jezui gjeti një kërriç e hipi në të, siç është shkruar: Mos ki frikë, o bijë e Sionit! Ja, mbreti yt po vjen hipur mbi një kërriç! Në fillim dishepujt nuk i kuptonin këto, por kur Jezui u ngrit në lavdi, u kujtuan se këto gjëra i kishin bërë për të, siç ishin shkruar.
Gjoni 12:12-16