Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

John 1:1-18

Gjoni 1:1-18 - Në fillim ishte Fjala.
Fjala ishte me Perëndinë.
Fjala ishte Perëndi.
Fjala ishte që në fillim
me Perëndinë.
Gjithçka u bë nëpërmjet tij
dhe asgjë e krijuar nuk u bë pa të.
Në të gjendej jeta
dhe jeta ishte drita e njerëzve.
Drita ndriçon në errësirë
dhe errësira nuk e mundi dot.
Perëndia dërgoi një njeri
që quhej Gjon.
Ai erdhi të jepte dëshmi
për dritën,
që të gjithë të besojnë
nëpërmjet tij.
Ai nuk ishte drita,
por dëshmitar i dritës.
Fjala ishte drita e vërtetë,
e cila vjen në botë
dhe ndriçon çdo njeri.
Ai ishte në botë
dhe bota u bë
nëpërmjet tij,
por bota nuk e njohu.
Ai erdhi te të vetët,
por të vetët nuk e pranuan.
Atyre që e pranuan
dhe besuan në emrin e tij,
u dha të drejtën
të bëhen bij të Perëndisë.
Ata nuk lindën prej gjakut,
as prej vullnetit njerëzor
a prej dëshirës së burrit,
por prej Perëndisë.
Dhe Fjala u mishërua
e banoi mes nesh.
Ne e pamë lavdinë e tij,
lavdi e Birit të vetëmlindur të Atit,
plot hir e të vërtetë.
Gjoni dëshmoi për të. Ai tha me zë të lartë: «Ky është ai për të cilin thashë: ai që vjen pas meje është më i madh se unë, sepse ishte para meje».
Ne të gjithë morëm hir mbi hir prej plotësisë së tij. Ligji u dha përmes Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën përmes Jezu Krishtit. Askush nuk e ka parë ndonjëherë Perëndinë. Biri i vetëmlindur që është në gjirin e Atit, ai na e bëri të njohur.