Jeremiah 17:7-10

Bekuar njeriu që në ZOTIN beson, besimi i të cilit është ZOTI vetë. Do të jetë si pemë e mbjellë ndanë ujit, që rrënjët drejt rrjedhës i shtrin. Nuk do t'i trembet zhegut që vjen, e gjethet do t'i harlisen. Në vitin e thatësirës nuk do ta zërë brenga e nuk do të reshtë së dhëni fryte. Më mashtruese është zemra se çdo gjë, e pashërueshme është ajo, kush mund ta kuptojë? Unë, ZOTI, shqyrtoj zemrën, hetoj veshkat, për t'i dhënë secilit sipas sjelljes së vet, sipas frytit të veprave të veta.
Jeremia 17:7-10