Jeremiah 1:4-14

Fjala e ZOTIT m'u drejtua e më tha: «Para se të të jepja trajtë në barkun amënor, të njoha, para se të dilje nga rropullitë, të veçova, profet për kombet të caktova». Thashë: «Ah, ZOT, Zoti im, ja, unë nuk di të flas, se jam i ri». Por Zoti më tha: «Mos thuaj: “Jam i ri”, se do të shkosh te të gjithë ata ku po të dërgoj e do të thuash gjithçka të urdhëroj. Mos u tut prej tyre, se unë jam me ty për të të çliruar. Kumton ZOTI». ZOTI shtriu dorën e më preku gojën. Pastaj ZOTI më tha: «Ja, vura në gojën tënde fjalët e mia. Shiko, sot po të vë përmbi kombe e përmbi mbretëri, për të shkulur e për të rrënuar, për të shkatërruar e për të shembur, për të ndërtuar e për të mbjellë». Fjala e ZOTIT m'u drejtua e më tha: «Çfarë shikon, Jeremi?». Thashë: «Një degë bajameje shikoj». ZOTI më tha: «Mirë ke parë! Se unë i mbaj sytë hapur mbi fjalën time, për ta zbatuar». Fjala e ZOTIT m'u drejtua e më tha: «Çfarë shikon?». Thashë: «Një vorbë që zien shoh, me pamje kah veriu». Pastaj ZOTI më tha: «Nga veriu do të vërshojë mjerimi mbi të gjithë banorët e dheut.
Jeremia 1:4-14