Isaiah 9:6-9

I madh do të jetë sundimi i tij e paqja nuk do të ketë fund mbi fronin e Davidit e mbi mbretërinë e tij. Do të zërë rrënjë e do të forcohet në të drejtë e drejtësi, që tani e deri në amshim. E këtë ka për ta bërë zelli i ZOTIT të ushtrive. Zoti dërgoi fjalë kundër Jakobit e ajo ra mbi Izraelin. E mori vesh mirë mbarë populli, Efraimi bashkë me banorët e Samarisë, që me krenari e mburrje në zemër thanë: «Tullat vërtet kanë rënë, por do të ndërtojmë me gurë të latuar, fiqtë vërtet na i kanë prerë, por do t'i zëvendësojmë me cedra».
Isaia 9:6-9