Isaiah 55:1-7

O ju të gjithë që keni etje, ejani tek uji! Kushdo që s'ka para le të afrohet! Blini drithë e hani! Ejani e blini verë e qumësht pa para e pa pagesë! Pse i shpenzoni paratë për çka s'është bukë? Përse mundoheni për gjëra që s'ngopin? Dëgjomëni, pra, me kujdes mua e do të hani çka është e mirë dhe shpirti juaj do të kënaqet me gjëra të shijshme. Mbani vesh dhe ejani tek unë! Dëgjoni e shpirti juaj do të jetojë! Do të lidh me ju një besëlidhje të amshuar, mirësinë e patundshme që i premtova Davidit. Ja, atë e bëra dëshmitar për popujt, prijës e udhëheqës për kombet. Kështu, do të thërrasësh një komb që s'e njihje, kombe, që s'të njihnin, do të vrapojnë te ti, për shkak të ZOTIT, Perëndisë tënd, të shenjtit të Izraelit, që të madhëroi. Kërkojeni ZOTIN ndërsa mund të gjendet, thirrini atij për sa kohë është afër. Le të lërë i ligu udhën e tij, i paudhi synimet e tij, le të kthehet te ZOTI, që ta mëshirojë, te Perëndia ynë, që fal me gjithë zemër.
Isaia 55:1-7