Isaiah 53:2-6

Para tij u rrit si filizi, porsi rrënja prej tokës së thatë. S'kishte as pamje, as bukuri, që të na tërhiqte shikimin. S'kishte as paraqitje, që të na pëlqente. I përçmuar, i përbuzur prej njerëzve, njeri i vuajtur, i mësuar me dhimbjen, si ai, para të cilit mbulohet fytyra, i përçmuar e krejt pa vlerë prej nesh. Por ja, ai mbajti vurratat tona, dhimbjet tona i mbarti! Për ne, ai ishte njeri i ndëshkuar, i goditur prej Perëndisë, i poshtëruar! E pra, ai u shporua për shkeljet tona, u shtyp për paudhësitë tona. Ndëshkimi që na dha paqen, ra mbi të, prej vurratave të tij ne u shëruam. Të gjithë endeshim si dele të humbura, secili prej nesh ndiqte udhën e vet. E ZOTI ngarkoi mbi të paudhësinë e ne të gjithëve.
Isaia 53:2-6