Isaiah 43:18-25

Mos i kujtoni më ngjarjet e shkuara, ndodhitë e qëmoçme mos i mendoni. Ja, po bëj një gjë të re, një gjë që tani po çel! A nuk e shihni? Udhën po hap përmes shkretëtirës, lumenj në vendin e shkretë. Egërsirat do të më japin lavdi, çakejtë e këlyshët e strucit, se ujin çova në shkretëtirë, lumenjtë në vendin e shkretë, që t'i jap për të pirë popullit tim, të zgjedhurit tim, popullit që e krijova për vete e që do të shpallë lavdinë time. Por ti nuk më thirre mua, o Jakob, përkundrazi, u lodhe me mua, o Izrael. S'më kushtove qengja si fli shkrumbimi, me flitë e tua nuk më nderove, s't'u bëra barrë e s'të kërkova fli, nuk të lodha e s'të kërkova temjan. Për mua s'bleve me para kanellë, nuk më ngope me dhjamin e flive të tua. Përkundrazi, më rëndove me mëkatet e tua, me paudhësitë e tua më lodhe. Unë, unë jam ai që, për hirin tim, i shlyej paudhësitë e tua, e mëkatet e tua nuk i kujtoj.
Isaia 43:18-25