Isaiah 25:8-12

Përgjithmonë do ta zhdukë vdekjen, ZOTI Perëndi do t'i thajë lotët nga çdo fytyrë, do t'ia heqë qortimin popullit të tij në mbarë tokën, se kështu ka thënë ZOTI. «Ja, ky është Perëndia ynë!», do të thuhet atë ditë. «Tek ai kemi shpresuar e ai na shpëtoi. Ky është ZOTI, tek i cili kemi shpresuar, le të gëzojmë e të ngazëllejmë për shpëtimin e tij». Ja, dora e ZOTIT mbi këtë mal do të prehet! Nën të Moabi do të dërrmohet, siç shtypet kashta në gropë të plehut. Në mes të tij duart do t'i shtrijë, siç i shtrin notari kur noton, krenaria e tij do të përulet, me gjithë rropatjen e duarve të tij. Fortesat e mureve të tua mbrojtëse ai do t'i shkatërrojë, do t'i rrafshojë, do t'i hedhë përdhe, pluhur do t'i bëjë.
Isaia 25:8-12