Jesaja 11:1-5

Një degë do të dalë prej trungut të Jeseut, një filiz do të mbijë nga rrënja e tij. Në të do të prehet shpirti i ZOTIT, shpirti i urtisë e i mençurisë, shpirti i këshillës e i fuqisë, shpirti i dijes e i drojës së ZOTIT. Kënaqësia e tij do të jetë droja e ZOTIT. Ai s'do të gjykojë sipas asaj që sheh me sy e s'do të vendosë sipas asaj që dëgjon me veshë. Skamnorët do t'i gjykojë me drejtësi e do të marrë vendime të drejta për të përulurit e tokës. Me thuprën e gojës së tij do ta godasë tokën, me frymën e buzëve të tij do ta vrasë të paudhin. Drejtësia do të jetë brezi i mesit të tij, besnikëria brezi që do të ngjeshë ijëve.
Isaia 11:1-5