Hosea 10:11-13

Efraimit, si kaut të mësuar, i pëlqen lëmin të shijë, zgjedhën ia hodha mbi qafën e tij të bukur. Efraimin do ta mbreh, Juda do të lëvrojë, Jakobi vetë do të trinojë. Mbillni drejtësinë, korrni frytin e mirësisë, hapni tokë të re. Është koha për të kërkuar ZOTIN derisa të vijë e shiun e drejtësisë të zbrazë mbi ju. Lëvruat paudhësinë, korrët padrejtësinë, frytin e gënjeshtrës hëngrët, se i zure besë udhëve të tua, trimave të tu të shumtë.
Hosea 10:11-13