Hebrews 12:14-17

Kërkoni paqen me të gjithë dhe shenjtërimin, pa të cilin askush nuk do ta shohë Zotin. Kujdes se mos mbetet ndonjë pa hirin e Perëndisë, se mos mbin ndonjë rrënjë e hidhur që turbullon e ndyn shumë njerëz. Të mos bëhet askush kurvar a çnderues gjërash të shenjta si Esau, i cili për një të ngrënë shiti të drejtat që gëzonte si fëmijë i parë. E dini se më pas, kur donte të trashëgonte bekimin, ai nuk u pranua, ndonëse e kërkoi me lot, pasi nuk kishte më vend për pendim.
Hebrenjve 12:14-17