Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1. Mose 2:1-15

Zanafilla 2:1-15 - Kështu u kryen qielli, toka e gjithçka që është në to. Ditën e shtatë Perëndia e përfundoi punën që kishte bërë. Ditën e shtatë ai pushoi nga të gjitha punët që kishte bërë. Perëndia e bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtatë, se atë ditë ai pushoi nga çdo gjë që krijoi e bëri.
Kjo është zanafilla e qiellit dhe e tokës kur u krijuan.

Ditën kur ZOTI Perëndi krijoi tokën e qiellin, asnjë shkurre e fushës nuk kishte mbirë ende mbi tokë dhe asnjë bar i fushës nuk kishte gjelbëruar ende, se ZOTI Perëndi nuk kishte dërguar shi mbi tokë e nuk kishte njeri ta punonte. Megjithatë një burim dilte nga toka dhe ujiste gjithë sipërfaqen e saj. Atëherë ZOTI Perëndi formoi njeriun prej pluhurit të tokës dhe i hukati në vrimat e hundës frymën e jetës. Kështu njeriu u bë qenie e gjallë. ZOTI Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe aty vuri njeriun që kishte formuar. ZOTI Perëndi bëri të mbijnë nga toka pemë tërheqëse nga pamja e të mira nga shija. Në mes të kopshtit vuri pemën e jetës dhe pemën e njohjes të së mirës e të së keqes.
Një lumë që buronte nga Edeni, ujiste kopshtin e prej andej ndahej në katër lumenj. I pari quhet Pishon e rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka ar. Ari i këtij vendi është i mirë. Aty ka edhe bdel e gur oniksi. I dyti quhet Gihon e rrethon tërë vendin e Kushit. I treti quhet Tigër e rrjedh në lindje të Asirisë. I katërti quhet Eufrat.
ZOTI Perëndi e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ta punonte e ta ruante.

Kështu u kryen qielli, toka e gjithçka që është në to. Ditën e shtatë Perëndia e përfundoi punën që kishte bërë. Ditën e shtatë ai pushoi nga të gjitha punët që kishte bërë. Perëndia e bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtatë, se atë ditë ai pushoi nga çdo gjë që krijoi e bëri. Kjo është zanafilla e qiellit dhe e tokës kur u krijuan. Ditën kur ZOTI Perëndi krijoi tokën e qiellin, asnjë shkurre e fushës nuk kishte mbirë ende mbi tokë dhe asnjë bar i fushës nuk kishte gjelbëruar ende, se ZOTI Perëndi nuk kishte dërguar shi mbi tokë e nuk kishte njeri ta punonte. Megjithatë një burim dilte nga toka dhe ujiste gjithë sipërfaqen e saj. Atëherë ZOTI Perëndi formoi njeriun prej pluhurit të tokës dhe i hukati në vrimat e hundës frymën e jetës. Kështu njeriu u bë qenie e gjallë. ZOTI Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe aty vuri njeriun që kishte formuar. ZOTI Perëndi bëri të mbijnë nga toka pemë tërheqëse nga pamja e të mira nga shija. Në mes të kopshtit vuri pemën e jetës dhe pemën e njohjes të së mirës e të së keqes. Një lumë që buronte nga Edeni, ujiste kopshtin e prej andej ndahej në katër lumenj. I pari quhet Pishon e rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka ar. Ari i këtij vendi është i mirë. Aty ka edhe bdel e gur oniksi. I dyti quhet Gihon e rrethon tërë vendin e Kushit. I treti quhet Tigër e rrjedh në lindje të Asirisë. I katërti quhet Eufrat. ZOTI Perëndi e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ta punonte e ta ruante.

Zanafilla 2:1-15