Në fillim Perëndia krijoi qiejt e tokën. Toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; një terr mbulonte humnerën dhe shpirti i Perëndisë fluturonte mbi ujërat.
Atëherë Perëndia tha: «Le të bëhet drita!». Dhe drita u bë. Perëndia pa se drita ishte e mirë dhe e ndau dritën nga errësira.