Galatasve 6:2-6

Mbajini barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit. Sepse, nëse ndonjëri mendon se është dikush, duke mos qenë askush, ai mashtron veten. Secili të shqyrtojë veprat e veta e pastaj të krenohet vetëm me veten e jo me dikë tjetër. Sepse çdonjëri do të mbajë barrën e vet. Kush mëson fjalën e Perëndisë, le të ndajë me mësuesin e vet të gjitha të mirat e tij.
Galatasve 6:2-6