Galatians 1:10-20

A mos po kërkoj të marr pëlqimin e njerëzve a të Perëndisë? Apo po kërkoj t'u pëlqej njerëzve? Po të kërkoja t'u pëlqeja njerëzve, nuk do të isha shërbëtor i Krishtit. Po ju vë në dijeni, o vëllezër, se ungjilli që ju shpalla nuk vjen nga njerëzit. As e mora e as e mësova nga ndonjë njeri, por përmes zbulesës së Jezu Krishtit. Ju keni dëgjuar për sjelljen time të dikurshme në judaizëm, me sa zell e përndiqja kishën e Perëndisë e përpiqesha ta shkatërroja. Në judaizëm unë ua kalova shumë prej bashkëmoshatarëve të kombit tim dhe isha tepër i zellshëm ndaj traditave të etërve të mi. Por, kur Perëndisë, që më ndau veç që në barkun e nënës e më thirri përmes hirit të tij, i pëlqeu të më zbulojë Birin e vet për ta kumtuar ndër kombet, unë menjëherë, pa u këshilluar me njeri e pa shkuar në Jerusalem tek ata që ishin apostuj para meje, shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask. Vetëm tre vjet më vonë shkova në Jerusalem për të takuar Kefën dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë, por nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë përveç Jakobit, vëllait të Zotit. Këto gjëra po i shkruaj para Perëndisë e nuk gënjej.
Galatasve 1:10-20