Dalja 14:13-18

Por Moisiu u tha: «Mos kini frikë! Qëndroni e shikoni sesi do t'ju shpëtojë sot ZOTI. Egjiptianët që po shihni sot nuk keni për t'i parë më kurrë. ZOTI do të luftojë për ju, ndërsa ju rrini qetë!». ZOTI i tha Moisiut: «Përse më thërret? Thuaju izraelitëve të nisen. Ti ngri shkopin dhe shtri dorën mbi det që ta ndash atë. Kështu izraelitët do të kalojnë nëpër tokë të thatë. Unë po ngurtësoj zemrat e egjiptianëve dhe ata do t'ju ndjekin pas. Kështu, do të lavdërohem duke shtypur faraonin e tërë ushtrinë e tij, karrocat e kalorësit e tij. Atëherë egjiptianët do ta dinë që unë jam ZOTI, kur do të lavdërohem duke shtypur faraonin e tërë karrocat e kalorësit e tij».
Dalja 14:13-18