Ephesians 5:15-21

Prandaj kini kujdes si jetoni. Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur. Përdoreni mirë kohën, se po jetojmë ditë të këqija. Mos u bëni të marrë, por kuptoni se cili është vullneti i Zotit. Mos u dehni me verë, në të cilën gjendet shthurja, por mbushuni me Shpirtin, duke kënduar mes jush psalme, himne e këngë shpirtërore, duke kënduar e duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, duke e falënderuar Perëndinë Atë gjithmonë e për gjithçka, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht. Nënshtrojuni njëri-tjetrit, për shkak të druajtjes që keni ndaj Krishtit.
Efesianëve 5:15-21