Ecclesiastes 11:1-6

Hidhe bukën tënde mbi ujëra, se pas shumë ditëve do ta gjesh. Ndaje në shtatë pjesë, apo tetë, se nuk e di ç'zezonë do të ndodhë mbi tokë. Nëse retë ngopen, shiun e derdhin mbi tokë, nëse një pemë bie në jug apo në veri, ku të bjerë, aty mbetet. Kush vëren erën, nuk mbjell, kush shikon retë, nuk korr. Sikurse nuk ke dijeni se nga u vjen fryma kockave në barkun e nënës, ashtu nuk e di as veprën e Perëndisë që bën gjithçka. Në mëngjes mbille farën tënde e deri në mbrëmje mos i ndal duart, se nuk e di cila është më e mirë, kjo apo ajo, apo të dyja janë të mira.
Kuvendari 11:1-6