Deuteronomy 6:1-9

«Këto janë urdhërimet, rregullat e vendimet që më urdhëroi ZOTI, Perëndia juaj, për t'jua mësuar, që t'i zbatoni në tokën ku po kaloni për ta pushtuar, me qëllim që ta druash ZOTIN, Perëndinë tënd, e t'i mbash gjatë gjithë jetës tërë rregullat e urdhërimet e tij, të cilat po t'i urdhëroj ty, bijve e nipave të tu. Kështu do të kesh jetë të gjatë. Dëgjo Izrael, zbatoji ato me kujdes, që të të shkojë mbarë e të shumohesh në tokën që rrjedh qumësht e mjaltë, siç të tha ZOTI, Perëndia i etërve të tu. Dëgjo Izrael! ZOTI, Perëndia ynë, është një ZOT i vetëm. Duaje ZOTIN, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë forcën tënde. Mbaji në zemër këto fjalë që po të urdhëroj sot. Përsëritja fëmijëve e fol për to kur të rrish ulur në shtëpi ose kur të ecësh udhës, kur të biesh në shtrojë ose kur të ngrihesh prej saj. Lidhi si shenjë në dorë e si shirit në ballë. Shkruaji mbi shtalkat e shtëpive e mbi portat tuaja.
Ligji i përtërirë 6:1-9