Kolosianëve 3:17-24

Gjithçka që thoni e gjithçka që bëni, ta bëni në emër të Zotit Jezu, duke falënderuar nëpërmjet tij Perëndinë Atë. Ju gra, nënshtrojuni burrave, siç ka hije në sytë e Zotit! Ju burra, duajini gratë tuaja dhe mos jini të ashpër me to! Ju bij, bindjuni prindërve në gjithçka, sepse kjo gjë i pëlqen Zotit! Ju etër, mos i zemëroni bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra! Ju skllevër, bindjuni në gjithçka zotërinjve tuaj tokësorë, jo sa për sy e faqe për t'u pëlqyer njerëzve, por me thjeshtësi zemre dhe duke iu druajtur Zotit! Gjithçka që bëni, bëjeni me shpirt si ta bënit për Zotin e jo për njerëzit, sepse ju e dini se prej Zotit do të merrni si shpërblim trashëgimin e mbretërisë së tij. Në të vërtetë ju i shërbeni Zotit Krisht.
Kolosianëve 3:17-24