Colossiens 1:12-17

të falënderoni Atin që ju bëri të denjë të keni pjesën tuaj në trashëgiminë e të shenjtëve në dritë. Ai na nxori nga pushteti i errësirës e na futi në mbretërinë e Birit të tij të dashur, në të cilin kemi shpengimin, faljen e mëkateve. Biri është shëmbëllimi i Perëndisë së padukshëm, i lindur përpara çdo krijese. Sepse nga ai u krijua gjithçka në qiej e në tokë, të dukshmet e të padukshmet, fronet, zotërimet, sunduesit e pushtetet. Gjithçka u krijua përmes tij e për të. Ai është përpara çdo gjëje, gjithçka e krijuar qëndron në të.
Kolosianëve 1:12-17