Acts 3:19-26

Prandaj pendohuni e kthehuni që t'ju shlyhen mëkatet, që të vijë koha kur Zoti do t'ju përtërijë me praninë e tij, duke ju dërguar Krishtin Jezu që e kishte caktuar për ju që më parë. Ai duhet të rrijë në qiell deri në kohën e përtëritjes së të gjitha gjërave, siç e ka lajmëruar Perëndia përmes profetëve të tij të shenjtë, që prej shumë kohësh. Moisiu ka thënë: Zoti, Perëndia juaj, do të nxjerrë prej jush, mes vëllezërve tuaj, një profet si unë. Dëgjojeni për gjithçka që do t'ju thotë! Kushdo që nuk do ta dëgjojë atë profet, do të shfaroset prej popullit. Dhe të gjithë profetët, të gjithë ata që kanë folur, që nga Samueli e deri te të tjerët pas tij, i kanë paralajmëruar këto ditë. Ju jeni bijtë e profetëve e të besëlidhjes që Perëndia u ka dhënë etërve tuaj kur i tha Abrahamit: nëpërmjet pasardhësit tënd do të bekohen të gjithë popujt e tokës. Kur Perëndia e ngjalli Birin e vet, e dërgoi së pari te ju, që t'ju bekonte, duke larguar secilin prej jush nga ligësitë e veta».
Veprat 3:19-26