2 Samuel 7:22-25

Ti je i madh, o ZOT, Zoti im. Nuk ka si ti dhe nuk ka Perëndi përveç teje, me sa na kanë dëgjuar veshët. Kush është si populli yt, Izraeli, kombi i vetëm në tokë, që Perëndia shkoi për ta shpenguar për vete si popull? Ti bëre emër për vete, vepra të mëdha e të mahnitshme për tokën tënde para popullit tënd që e shpengove nga Egjipti, nga kombet dhe idhujt e tyre. E caktove popullin tënd, Izraelin, të jetë përherë populli yt dhe ti, o ZOT, u bëre Perëndia i tyre. Tani, o ZOT Perëndi, fjala që fole për shërbëtorin tënd e për shtëpinë e tij qëndroftë përgjithmonë dhe vepro siç fole.
2 Samuelit 7:22-25