2 Corinthians 9:8-11

Perëndia mund t'ju japë me begati çdo të mirë, në mënyrë që gjithmonë të keni mjaftueshëm prej çdo gjëje e kështu të mund të jepni për çdo vepër të mirë. Sikurse është shkruar: ai shpërndan me zemërgjerësi, u jep të varfërve, drejtësia e tij qëndron në amshim. Ai që i jep farën mbjellësit dhe bukën për të ngrënë, do t'jua japë edhe juve farën për ta mbjellë dhe do ta shumojë. Ai do t'i shumojë frytet e drejtësisë suaj. Ju do të pasuroheni në gjithçka, që të mund të jeni zemërgjerë, dhe shumë veta do të falënderojnë Perëndinë përmes nesh.
2 Korintasve 9:8-11